Ismet Bajraktari
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1948 në Junik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë, e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Gjenetikës në Beograd ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1976 me temën: ”NDRRIMET GJENETIKE GJATË PLAKJES TE DRASOPHILA MELANAGASTER”(sr). Mr. Ismet Bajraktari doktoroi në Degën e Gjenetikës në të njëjtin Fakultet në Beograd në prill të vitit 1981 me temën: ”NDIKIMI I PLAKJES NË NDRRIMET GJENETIKE TE DRASOPHILA MELANAGASTER ( MEIGEN, 1830)”(sr). Dr. Ismet Bajraktari së pari punoi si mësues e profesor i biologjisë në Junik, kurse më 1973 zgjidhet asistent i lëndës së Gjenetikës në Degën e Biologjisë të FSHMN të Prishtinës ku arriti deri në prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. I. Bajraktari ka të botuara 13 punime shkencore, 1 tekst për shkollë fillore dhe 9 për shkolla të mesme dhe 1 dispencë për fakultet. Ligjëron edhe në Fakultetin e Bujqësisë, ka marrë pjesë në 11 simpoziume e konferenca shkencore në Kosovë dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.