Ismajl Mehmeti
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1945 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze e kreu në Zagreb më 1969. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në qershor të vitit 1976 me temën: ”ANALIZA MORFOLOGJIKE DHE SEMANTIKE E ANGLICIZMAVE NË GJUHËN SHQIPE”(kr). Mr. Ismajl Mehmeti doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në tetor të vitit 2004 me temën: ”SHPREHJET IDIOMATIKE TË ANGLISHTES ME PËRBËRËS FOLJORË NË PËRKTHIMET LETRARE NË SHQIPE”. Dr. Ismajl Mehmeti së pari punoi si profesor i gjuhës angleze në Gjimnaz të Prishtinës e me 1971 zgjidhet asistent i Morfologjisë së gjuhës angleze, ku tash është ligjërues i kësaj lënde në Degën e Gjuhës Angleze në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Ka të botuara disa artikuj dhe merret me përkthime prej anglishtes në shqipe dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.