Ismajl Lika
Magjistër i shkencave të teknologjisë
Lindi më 1946 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknike)-Drejtimi kimiko-teknologjik - e kreu në Mitrovicë. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Shkup më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1986 me temën: ”NDIKIMI I SHTRESËS SË HIRIT TË ELEKTROFILTRAVE NË CILËSINË E PRODHIMIT TË CIMENTOS”(kr). Mr. Ismajl Lika së pari punoi në Fabrikën e Cimentos “Sharr” të Hanit të Elezit, mandej në Industrinë Kimike të KEK-ut të Obiliqit, si drejtor teknik u kthye në Cimtoren “Sharr” të Hanit të Elezit. U kthye përsëri në Elektroekonominë e Kosovës në Institutin “Inkos” të Obiliqit, ku ka qenë drejtues i Entit të Teknologjisë. Mr. I.Lika ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka të botuara disa punime shkencore dhe së fundit ka qenë drejtor i Institutit “Inkos” të Obiliqit. Vdiq më 2006.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.