Ismajl Gubetini
Doktor i shkencave të filozofisë
Lindi më 1933 në Nedakoc të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Vushtrri, kurse të mesmen (Normalen) në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega Filozofi e kreu në Beograd më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike të Sarajevës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën: ” ÇESHTJA LIDHUR ME ALIENIMET NË LITERATURËN BASHKËKOHORE FILOZOFIKE E SOCIOLOGJIKE JUGOSLLAVE”(sr). Mr. Ismajl Gubetin doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”ZHVILLIMI I PIKËPAMJES SË MARKSIT MBI ALINIMIN”. Dr. Ismajl Gubetin së pari punoi si mësues e arsimtar në Vushtrri. Si prof. në Gjimnaz të Mitrovicës. Më 1975 u zgjodh asistent: Bazat e filozofisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku arrit deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet ku punoi deri në vdekje.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.