Ismajl Dreshaj
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1951 në Nabërgjan të Pejës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, Gjimnazin në Pejë. Studioj Mjekësinë dhe Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë e kreu në afatin rekord dhe diplomoi në dhjetor të vitit 1975 me sukses të shkëlqyer (me notë mesatare 9.8). Si mjek punën e filloi në Drenas, mandej në Institutin Fispatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. Për një kohë qëndroi në Universitetin e Harvardit në Boston ku pregatiti doktorratën dhe e mbrojti në Prishtinë më 1988, ku mandej zgjidhet asistent i Fisopatologjisë. Më 1990 përjashtohet nga puna nga regjimi serbosllav, me 1991 shkoi në Ohaio elevelan ku afirmoi shkencën shqiptare. Ndër kohë kthehet në Kosovë ku mbajti cikël ligjëratash në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Dr. Ismajl Dreshaj pa dyshim është studenti më i mirë dhe më komplet që ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës për 38 vjet të ekzistencës. Aktualisht punon në Laboratoriumin Qëndror në Ohio në SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.