Ismailqemal Ibrahimi
Magjistër i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi më 1951 në Tetovë. Shkollën fillore, dhe të mesmen (Gjimnazin) dhe FSHMN-Dega Kimisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e kimisë inorganike në Beograd, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1------ me temën: ”SINTEZA DHE STEREOKIMIA E DINITRO-BIS (AMINOACIDATA)- KOBALTI ( III) KOMPLEKSEVE QË PËRBËJNË AMINO-ACIDE ME KONFIGURACION ABSOLUT TË NDRYSHME”(sr). Mr. Ismailqemal Ibrahimi së pari punoi si prof. i Kimisë në Shkolla të Mesme, kurse më 1976 u zgjodh asistent ku mbajti edhe Kursin e Lartë të Kimisë së Përgjithshme dhe Inorganike në FSHMN të Prishtinës dhe në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka të botuara 6 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.