Ismail Mehmeti
Magjistër i artit – muzikor – dirigjimit
Lindi më 1959 në Gërçari të Prespës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Shkollën e Muzikës) e kreu në Prishtinë. Po këtu e kreu edhe Akademinë e Muzikës më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve-Dega e Muzikës - në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1984. Në Universitetin “De Pauli” në Chicago që e përfundoi më 1985 d.m.th. ju desht përsëri të magjistronte në vend të huaj në degën e Kompozimit më 1985 me poezinë e Din Mehmetit “Një legjendë” e ekzekutuar në Universitetin “De Paule” më 1985. Mr. Ismail Ahmeti është dirigjent i Orkestrës Simfonike të të rinjve me emrin “Joferson Park Student Simfony” në Chicago, ku jeton dhe punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.