Ismail Hisari
Magjistër i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1928 në Prizren. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalën) e kreu në Gjakovë. SHLP-Dega e Biologjisë e kreu në Beograd, Shkallën e dytë të FSHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”STUDIMI EKOLOGJIK I LAKURIQVE TË NATËS NË DISA SHPELLA TË RRAFSHIT TË DUKAGJINIT”(kr). Mr. Ismail Hisari punoi plot 40 vjetë në arsim: mësues, arsimtar e profesor i biologjisë në shkollat e mesme të Prizrenit dhe në SHLP të Prizrenit dhe të Gjakovës. Ka marrë pjesë në disa kongrese shkencore. Kah fund të kohës së punës ka qenë këshilltar pedagogjik në Prizren. Vdiq në vitin 2000.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.