← Shfleto

Ismail Doda

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1939 në Arbnesh të Krajës-Tivar. Shkollën fillore e kreu në Ostros, Shkollën Normale në Prishtinë. SHLP e kreu në Prishtinë më 1964. Fakulteti Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1974. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare ku magjistroi në prill të vitit 1985 me temën: ”MATERZIME E BALADES KRAJANE E MUROSJES SË GRUAS”. Mr. Ismail Doda prej fillimit punoi si profesor i gjuhës shqipe në Shkollën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” të Ostrosit deri sa u pensionua. Mr. I. Doda ka të botuara 6 punime profesionale dhe një tekst për shkollën fillore si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.