← Shfleto

Ismail Demneri

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi më 1938 në Tiranë. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në vendlindje. E kreu edhe Fakultetin e Inxhinierisë më 1963 në Tiranë. Gradën “ Kandidat i Shkencave” (magjistraturën) e kreu më 1982. Mr. Ismail Demneri u doktorua në Fakultetin e Inxhinierisë të Tiranës në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”STUDIME MBI DISA PROBLEME TË BILANCEVE ENERGJETIKE TË PRODHIMIT DHE TË SHFRYTËZIMIT TË ENERGJISË TERMIKE ME POTENCIAL TË ULËT TË VEPRAVE ME KONSUM TË MADH ENERGJIE DHE TË RAJONEVE INDUSTRIALE”. Dr. Ismail Demneri pas diplomimit, u punësua si pedagog në Katedrën e Termoteknikës në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë për lëndët termoteknikë dhe impiantet e Industrisë. Ky tërë kohën punoi si pedagog i Universitetit dhe përcolli shumë teza të doktoratave nga Termoteknika. Ka qenë në shumë këshilla të këtij fakulteti dhe Zëvendësdekan i këtij fakulteti. Dr. I. Demneri u dekorua me Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të I dhe të II”. U specializua në Francë dhe Itali. Ka të botuara 10 tekste universitare si dhe 10 punime nga Termoteknika. Dr. I. Demneri ka ligjëruar edhe në Fakultetin Teknik të Prishtinës lëndët Termoteknika dhe Turbomakinat në vitet 1974-1979.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.