← Shfleto

Ismail Berisha

Magjistër i shkencave të sociologjisë

Lindi më 1933 në Dubovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën Normale në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike të Sarajevës, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1979 me temën: ”EMANCIPIMI I FEMRËS SHQIPTARE NË KOSOVË”(sr). Mr. Ismail Berisha në fillim punoi si mësues në rrethinën e Pejës, si prof. në Gjimnazin e Istogut, zëvendësdrejtor në Gjimnazin e Prishtinës, drejtor i Akademisë Pedagogjike në Prishtinë, Këshilltar e ushtrues detyre të drejtorit në Entin Krahinor Pedagogjik të Kosovës në Prishtinë. Ka të botuara disa punime nga lëmi i sociologjisë, jeton në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.