Ismail Ahmedi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1947 në Zajaz të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, medresenë e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Letërsi arabe e kreu në Beograd më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Kuvajt ku edhe magjistroi në Universitetin e Kuvajtit në qershor të vitit 1978 me temën:”KULTURA ARABE NË MAQEDONI DHE NË KOSOVË NË FILLIM TË SHEKULLIT XV E DERI NË FUND TË SHEKULLIT XVIII”( ar). Mr. Ismail Ahmedi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në shtator të vitit 1996 me temën: ”HAFIZ ALI KORÇAJETA DHE VEPRA”. Dr. Ismail Ahmedi me 1974 u punësua si asistent i lëndës Letërsia Arabe në Degën e Orientalistikës ku arriti gradën docent i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Dr. I. Ahmedi është marrë me përkthime nga gjuha Arabe në shqipe dhe anasjelltas, ka të botuara 4 vepra, 6 artikuj e studime, 12 vepra (artikuj) të përkthyera. Dr. Ismail Ahmedi aktualisht punon si ligjërues-docent i letërsisë arabe në Degën e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.