← Shfleto

Islam Lauka

Doktor i shkencave diplomatike

Lindi më 18.06. 1954 në Bytyq të Tropojës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, kurse të mesmen për gjuhë të huaja e kreu në Tiranë po aty e kreu edhe Fakultetin e Filologjisë - Dega e gjuhëve të huaja-rusishten më 1976. Studimet për doktoraturë i bëri në Akademinë Diplomatike të Rusisë në Moskë, ku edhe doktoroi në dhjetor të vitit 1994 me temën: ” EVOLUCIONI I PROBLEMIT TË KOSOVËS DHE GJENDJA AKTUALE”(ru). Dr. Islam Lauka së pari punoi si mësimdhënës në Tropojë, mandej në diplomaci ku specializoi dy vjet, punoi si ministër dhe këshilltar i ngarkuar me punë në Moskë. Ka qenë drejtor i Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Dr. I. Lauka ka një numër punimesh në lëminë e diplomacisë dhe ka të botuara 6 libra, në katër prej tyre është autor dhe në dy është bashkëautor. Aktualisht është Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.