Islam Krasniqi
Doktor i shkencave të pedagogjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1942 në Negroc të Gllogocit (Drenasit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalën) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë - e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e shkencave pedagogjike në Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1978 me temën:”ANALIZA E PUNIMEVE PEDAGOGJIKE TË BOTUARA NË REVISTËN “PËRPARIMI” NDËRMJET VITEVE 1945-1978”(kr). Mr. Islam Krasniqi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1985 me temën:” PERIODIKU PEDAGOGJIK NË GJUHËN SHQIPE 1945-1978”. Dr. Islam Krasniqi së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Fillore në Arllat. Mësimdhënës i lëndëve pedagogjike në Normale të Ferizajt, mandej prof. i pedagogjisë në Normale të Prishtinës e më 1972 zgjidhet asistent i Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i lëndëve Metodikë, Metodika II dhe Metodika e punës së pedagogut të shkollës. Dr. I. Krasniqi ka një numër të punimeve shkencore të botuara, është autor i disa monografive. Ka qenë dekan i Fakultetit Filozofik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.