Islam Isufi
Magjistër i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi më 1961 në Corroticë të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Preshevë. FSHMN-Dega - e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1990 me temën: ”SINTEZA DHE STUDIMI I 4PIRIDONEVE TË N-SUBSTITUUARA”(kr). Mr. Islam Isufi punon si profesor i kimisë në Gjimnazin “Skënderbeu” të Preshevës. Ka të botuara 2 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.