← Shfleto

Isak Mustafa

Doktor i shkencave të organizimit

Lindi më 1942 në Rimanishtë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen e kreu në Beograd. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Grupi i Organizimit të ndërmarrjes në Zagreb, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1969 me temën: ”FORMIMI DHE SHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE DHE POLITIKA AFARISTE NË KOMBINATIN KOSOVA NË PRISHTINË”(kr). Mr. Isak Mustafa doktoroi në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd në qershor të vitit 1980 me temën: ”ORGANIZIMI I SISTEMIT TË FINANCIMIT TË PRODHIMIT SHOQËROR DHE NDIKIMI I TIJ NË EFIKASITETIN E AFARIZMIT TË OPB TË INDUSTRISË SË KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Isak Mustafa punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Prishtinës si asistent i lëndës Ekonomia e punës së bashkuar në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë drejtor i Qendrës Krahinore për Inovacione të Kosovës. Ka të botuar 20 punime shkencore dhe 1 tekst universitar, dhe ka mbetur në punë në fakultet bashkë me serb.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.