Isak Jashari
Magjistër i shkencave teknike – makinerisë
Lindi më 1950 në Doganaj të Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Ferizaj. Fakultetin Teknik Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mekinerisë Anijendërtimtarisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1990 me temën: ”KONTRIBUT I ANALIZËS SË DEFORMIMEVE DHE SFORCIMEVE TE ZINXHIRËT KINEMATIK Ë ME NYJE.”(kr). Mr. Isak Jashari së pari punoi në Shkollën Teknike të Ferizajt, më vonë në Fabrikën e Ujit të Ferizajt, në SHLT si ligjërues i detajeve të makinave I dhe II, që më 1993 u zgjodh prof. i rregullt i kësaj shkolle. Ka të botuara disa punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.