← Shfleto

Isak Hoxha

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në shkurt të vitit 1947 në Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normalen) në Prizren. FSHMN-Dega e Matematikës - e kreu në Prishtinë më 1971. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në janar të vitit 1982 me temën: ”KOMUTATORËT E OPERATORËVE TË KUFIZUAR NË HAPËSIREN E HILBERT-it”. Mr. Isak Hoxha doktoroi në FSHMN të Prishtinës në maj të vitit 1989 me temën: ”DISA EKUACIONE DIFERENCORE DHE INTEGRALO-DIFERENCORE ME KOEFICIENTE OSCILUES”. Dr. Isak Hoxha së pari punoi si prof. i matematikës. Më 1973 u zgjodh asistent i matematikës I dhe II në Fakultetin Teknik të Prishtinës, dhe arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 8 punime shkencore, 7 punime profesionale dhe 5 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.