Isa Memishi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në korrik të vitit 1959 në Raincë të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Medresenë në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1997 me temën: ”PËRKTHIMI I VEPRËS “UDHA MUHAMEDANE”. Mr. Isa Memishi doktoroi në të njëjtin fakultet të Prishtinës në maj të vitit 2005 me temën:”TRANSKRIPTIMI I SHKRIMEVE SHQIPE ME GRAFIKË ARABE” Dr. Isa Memishi së pari punoi si përkthyes në Libi. Më 1998 zgjidhet asistent-ligjërues i sintaksës së gjuhës arabe në Degën e Orientalistikës të Fakultetit të Filologjisë të Prishtinës. Ka të botuara 3 punime shkencore dhe 2 punime profesionale, 1 tekst universitar dhe 1 libër të veçant. Ka shumë përkthime nga gjuha arabe në shqipe dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.