Isa Kallaba
Magjistër i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi në prill të vitit 1943 në Rogaçicë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1978 me temën: ”PËRFITIMI I AZOTINIT DERI TASH TË PAIDENTIFIKUAR”(kr). Mr. Isa Kallaba së pari punoi në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit, prej aty kaloi në Fabrikën e Qeramikës në Kamenicë si drejtor teknik, mandej në Fabrikën e Porcelanit, punoi si prof. në Gjimnaz dhe në Shkollë Teknike të Kamenicës. Specializoi në Fabrikën e Qeramikës në Veles, Zagreb, Itali, Francë, e Çekosllovaki. Më 1982 kaloi me punë në Entin Higjienik Krahinor të Prishtinës. Mr. I. Kallaba mori pjesë në shumë tubime shkencore të lëmit të finalizimit të porcelanit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.