Isa Elezaj
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1953 në Morinë të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Gjakovë. FSHMN-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë-Biomedicinës në Zagreb, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1983 me temën: ”NDIKIMET BIOKIMIKE DHE CITOLOGJIKE TË GJAKUT TË BRESHKAVE TOKËSORE (TESTUDO HRMAN GEL) NË RRETHIN E AFËRT TË SHKRITORES SË PLUMBIT DHE TË ZINKUT “TREPÇA” NË ZVEÇAN”(kr). Mr. Isa Elezaj doktoroi në të njëjtin fakultet të Zagrebit, në nëntor të vitit 1989 me temën: ”BIOAKUMULIMI I DISA METALEVE TË RËNDA (Pb, Zn, Cd, Cu DHE Fe) DHE AKTIVITETI I ENCIMEVE DEHIDRATIKE TË ACIDEVE AMINOACIDIKE (D-DALK TE BRESHKAT (TESTUDA HERMAN GEL.) NË KUSHTE TË NDOTJES ME METALE TË RËNDA”(kr). Dr. Isa Elezaj punon në Fakultetin e SHMN-Dega e Biologjisë në Prishtinë në fillim si asistent dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndës Zhvillimi i shtazëve, në këtë fakultet. Dr. I. Elezaj ka të botuara 50 punime shkencore, ka 1 tekst universitar nga lëmi i biologjisë dhe mori pjesë në shumë konferenca e simpoziume në Kosovë dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.