Isa Bicaj
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në prill të vitit 1946 në Vrellë të Istogut (Burimi). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen e filloi në Pejë dhe e kreu në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1977 me temën: ”MARRËDHËNIET SHQIPTARO-MALAZEZE 1900-1916”. Mr. Isa Bicaj së pari punoi si mësues në vendlindje, nga viti 1971 punon si prof. i historisë në gjimnazin “Xh. Doda” të Prishtinës, prej vitit 1994 u punësua si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë të Kosovës në Prishtinë. Mr. I. Bicaj është bashkautor i 5 teksteve të historisë dhe i 6 punimeve shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.