← Shfleto

Isa Bajo

Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog

Lindi në dhjetor të vitit 1937 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave, i kreu në Tiranë më 1961. Po në këtë fakultet edhe doktoroi në vitin 1985 gjegjësisht më 1994 me temën: ” EVAPORITËT E ZONËS JONIKE, DUKURIT DIJAPIRIKE TË TYRE DHE PËRSPEKTIVA E MINERALEVE TË NGURTA NË STRUKTURËN QË FORMOJNË ATO”. Dr. Isa Bajo së pari punoi si inxh. gjeologjie në Ndërmarrjen Gjeologjike në Kukës dhe Gjirokastër. Rezultatet e punimeve-kërkimeve i ka paraqitur vetëm ose me bashkëpunëtorë. I ka 10 artikuj shkencorë të botuar në vend. Ka marrë “Medalje Pune dhe “Urdhër Pune” të kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.