Isa Alimusaj
Magjistet i artit figurativ
Lindi më 1950 në Strellc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollen e mesme të artit e kreu në Pejë. Akademinë e Arteve-Drejtimi i Pikturës - e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i kreu në Akademinë e Arteve të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temë të lirë. Mr. Isa Alimusaj punoi si prof. i artit figurativ në Pejë, në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Mr. I. Alimusaj ka organizuar 8 ekspozita individuale në Kosovë dhe jashtë saj, disa ekspozita kolektive. Më 1987 ka marrë shpërblimin e Sallonit Pranveror në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.