← Shfleto

Irfan Qamili

Magjistër i shkencave kimiko – teknologjike

Lindi më 1946 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Beograd më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Sisak, kurse magjistroi në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, në dhjetor të vitit 1985 me temën:”?“(kr). Mr. Irfan Qamili punoi si teknolog në Tetovë, kurse në vitin 1973 u pranua asistent në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës. Tash është ligjërues në këtë fakultet.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.