Irfan Pashoja
Magjistër i shkencave të sociologjisë
Lindi më 1937 në Podmoçan të Prespës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje e vazhdoi në Manastir dhe e kreu në Kranjë të Prespës. Shkollën e mesme (Normale) e kreu në Shkup. Aty e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”RELIGJIA DHE RELIGJIOZITETI TE SHQIPTARËT E KOSOVËS” (sr). Mr. Irfan Pashoja së pari punoi si mësues dhe prof. i Filozofisë në Gjimnaz dhe në Akademinë Pedagogjike të Manastirit. Prej vitit 1970 punoi në Gjimnazin e Prishtinës, mandej kaloi si asistent i sociologjisë në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Tash është ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka hartuar një doracak për Filozofinë Marksiste për studentë të Fakultetit Juridik.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.