Irfan Morina
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në mars të vitit 1955 në Mamushë të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës - e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet - të integruara dhe doktoratën i bëri në Fakultetin e Shkencave të letërsisë në Stamboll, ku edhe doktoroi në qershor të vitit 1985 me temën: ”ANALIZA GJUHËSORE E SË FOLMES TURKE TË MAMUSHËS ME KARAKTERISTIKAT E GJUHËS SË SOTME TURKE NË TURQI”(tu). Dr. Irfan Morina në fillim ishte redaktor i programit në gjuhës turke në RT të Prishtinës, mandej u angazhua për ushtrime me studentë të gjuhës turke - Dega e Orientalistikës në Prishtinë, ku tash është prof.ordinar i gjuhës turke I, II dhe III në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Ka të botuara 250 njësi bibliografike. Ka qenë kryeredaktor i programit informativ në gjuhë turke në RT të Prishtinës, shef i Degës së Gjuhës Turke në këtë fakultet. Ka një monografi të botuar dhe i ka përkthyer veprat e Sami Frashërit në shqipe. Merret me përkthime turqisht-shqip dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.