← Shfleto

Iqmet Gonxhe

Doktor i gjeodezisë

Lindi në prill të vitit 1928 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen - Tekniken i kreu në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Institutin e Gjeodezisë, Aerofotorilevemit dhe të Hartografisë të Moskës, ku më 1953 u diplomua me sukses të shkëlqyeshëm inxh. i gjeodezisë. U doktorua në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit – Dega e Gjeodezisë në Tiranë në maj të vitit 2000 me temën: ”PORTRETI GJEODEZIK DHE HARTOGRAFIK I SHQIPËRISË” SI DHE “STUDIME MBI KARAKTERISTIKAT TEKNIKO - PRODHUESE E TEKNIKO-SHKENCORE TË PUNIMEVE GJEODEZIKE - TOPOGRAFIKE TË KRYERA NË SEKTORIN E GJEOLOGJISË NË PERIUDHËN 1955 – 1995”. Dr. Hiqmet Gonxhe së pari punoi si kryeinxhinier në Ndërmarrjen Gjeologo-Topografike të Tiranës, në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave, kryetar i Ekspeditës topografike në Tiranë. Është marrë me drejtimin tekniko-gjeodezik të sektorit të gjeologjisë. Ka qenë pedagog i jashtëm i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, autor i 2 teksteve universitare, ka të botuara 5 punime shkencore dhe 17 punime profesionale, 2 monografi dhe 30 projekte të realizuara. Ka marrë pjesë në simpoziume kombëtare e ndërkombëtare dhe ka punuar deri në moshën 73 vjeçare. Ka qenë pjesëmarrës i LNÇ të Shqipërisë. Dy herë u dekorua me “Medalje Pune” dhe me “Urdhra Pune” të kl. III dhe të kl. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.