← Shfleto

Ilo Mele

Doktor i shkencave të natyrës – kimi fizike

Lindi në janar të vitit 1943 në Skorovodë të Ersekës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Fakultetin e Shkencave të Natyrës e bëri në Universitetin “Kim Ir Sen” në Korenë e Veriut. Diplomoi në qershor të vitit 1968. Ka doktorua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës, më 1983 dhe mori gradën “Kandidat i Shkencave”. U kthye më 1993 në gradën “Doktor i Shkencave” të fushës së kimisë fizike. Dr. Ilo Mele së pari punoi si kimist në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës për lëndën kimia fizike. Një vit (1998-1999) ka ligjëruar, i ftuar, në Siegen të Gjermanisë. Dr. I. Mele ka 8 punime profesionale të botuara dhe 5 tekste universitare. Ka qenë zëvendësdekan dhe dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Tiranës dhe përgjegjës i Seksionit Kimi - Fizike. Kreu specializimin në Institutin “Pierr et Maria Cyri” të Parisit, në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut dhe në Gjermani.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.