← Shfleto

Iljaz Rexha

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1939 në Barilevë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Sarajevë. Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës e kreu në Sarajevë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1980 me temën: ”LIDHJA E PRIZRENIT SIPAS BURIMEVE OSMANE 1878 – 1881 “. Mr. Iljaz Rexha doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në tetor të vitit 2002 me temën: ”ONOMASTIKA MESJETARE ARABE NË AREALIN E DARDANISË”. Dr. Iljaz Rexha së pari punoi në Arkivin e Kosovës në Prishtinë në dokumentacionin arkivor të gjuhëve Orientale (arabe, turke dhe persiane), kurse më 1983 u zgjodh ligjërues i gjuhës osmane në Degën e Orientalistikës të Fakultetit të Filologjisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. inordinar i lëndës gjuha dhe paleografia osmane. Dr. I.Rexha ka 120 njësi bibliografike të botuara dhe merret me përkthime nga gjuha osmane në shqipe dhe anasjelltas. Ka të botuara 3 libra dhe një dispensë për studentë të Orientalistikës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.