Iljaz Nako
Doktor i shkencave teknike – minjerave
Lindi në gusht të vitit 1941 në Krushevë të Skraparit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Tiranë, ku e kreu edhe Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave me 1963. Si inxhinier i Minierave mori gradën “Kandidat i shkencave” më 1983, “Docent” më 1986 nr. i vendimit 128, Asistent profesor 1994 me vendimin nr. 121. Dr. Iljaz Nako prej vitit 1969 ishte pedagog në Departamentin e Inxhinierisë të burimeve të Minierave, ku punoi 36 vjet. Ligjëroi lëndët Bazat e artit minerar dhe Bazat e teknologjisë minerare. Dr. I. Nako në vitet 1978 –1981 ishte ligjërues në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës për lëndët Shfrytëzimi nëntokësor i vendburimeve dhe i Teknologjisë së shpimplasjes. Dr. Iljaz Nako është autor i 5 teksteve universitare, ka të botuara 30 punime shkencore një monografi. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.