← Shfleto

Ilirjana Stamo-Vero

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1952 në Tiranë ku e kreu gjithë shkollimi. Fakultetin e Shkencave të Natyrës –Dega Biologji, ku diplomoi më 1976 në Tiranë. Ka punuar në Liezhë e rrethinë të Tiranës, më 1982 si punonjëse në Qendrën e Kërkimeve Biologjike – Instituti i Kërkimeve Biologjike në Akademinë e Shkencave të Tiranës ku punon. Më 1989 jep provimet pasuniversitare dhe më 1996 mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave” nga Komisioni i Lartë i Atestimit nr. 3484/52 me numër diplome 79, më vonë “Mjeshtër Kërkimesh”(2000). Dr. Ilirjana është specializuar në Milano, ka qenë anëtare e disa shoqatave e në fund te Shoqata Shqiptare e Fizikës, ka publikuar disa monografi dhe punime shkencore në vend dhe jashtë vendit, ka marrë pjesë në shumë simpoziume. Aktualisht punon në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Departamenti i Bioteknologjisë të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.