← Shfleto

Ilirjana Islami

Magjistër i shkencave juridike

Lindi më 1970 në Podujevë (Besianë). Shkollën fillore dhe të mesmen (të Mjekësisë) i kreu në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1994 me sukses të shkëlqyer me bursë universitare dhe Çmim të “Studentit të Dalluar”. Studimet ekstra i bëri në Holandë, mandej studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Amerikan në Bilkem të Turqisë, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1999 me temën:”SHPËRBËRJA E JUGOSLLAVISË SHKAQET DHE PASOJAT”(an). dhe mori gradën magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare. Më 1996 Mr. Ilirjana Islami u zgjodh asistente e lëndës: E drejta ndërkombëtare juridike në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ka qenë në specializim në Kopenhagë, në Londër dhe në Universitetin e Oksfordit. Ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ka të botuara 4 punime-shënime bibliografike. ISLAMI KASTRIOT Doktor i shkencave të natyrës – fizika atomike Lindi më 1952 në Tiranë Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega e Fizikës i kreu në vendlindje-Tiranë më 1976. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin Paris XI Orsay më 1985 dhe mori gradën “Doktor i Shkencave” në fizikën atomike-molekulare, ka kryer edhe disa specializime pasuniversitare, ndër të cilat edhe në Laboratorin e spektroskopisë molekulare të Universitetit të Gissenit në Gjermani (1995) me bursë të Fondacionit “Aleksander von Humboldt”. Dr. Kastriot Islami punoi në Laboratorin e Ndërmarrjes Gjeologji-Gjeodezi dhe në Drejtorinë e Metrologjisë Ligjore të Tiranës. Më vonë punoi si punonjës mësimor-shkencor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Katedrën e Fizikës Speciale të Tiranë (1980-1991) ku drejtoi grupin shkencor të fizikës teorike dhe ligjëroi lëndët mekanika kuantike dhe fizikë atomike. Dr. K. Islami është autor i disa teksteve të lëmit mekanikë kuantike. Ka të botuar një varg artikujsh shkencorë në vend dhe jashtë. Ka marrë pjesë në veprimtarinë shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Më 1991 kaloi në politikë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, mandej ministër i Arsimit, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë e shumë funksione të tjera shtetërore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.