Ilirjana Dema
Doktor e Arteve – teoritik
Lindi në maj të vitit 1952 në Gjirokastër. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, Liceun Artistik e kreu në Tiranë. Studimet i kreu në Institutin e Lartë të Arteve të Tiranës më 1978 në lëmin teoritik. Doktoroi në Akademinë e Arteve të Tiranë në shkurt të vitit 2000 me temën : ” METODIKA E EDUKIMIT RITMIK”. Dr. Ilirjana Dema punoi si profesoreshë e teoritikës në Akademinë e Arteve të Tiranës, ka disa punime profesionale të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.