Iliriana Mushkolaj
Magjistër e shkencave të natyrës – kimisë
Lindi më 1966 në Prishtinë. Shkollën fillore të mesmen (të Mjekësisë) dhe FSHMN-Dega e Kimisë i kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë organike në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”SINTEZA DHE REAKSIONET N-( 1-AZOLILKARBONIL) AMINOACIDEVE”(kr). Mr. Iliriana Mushkolaj është asistente e kimisë organike në Degën e Kimisë të FSHMN të Prishtinës, ku ka kryer edhe specializimin.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.