Ilir Spahiu
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në tetor të vitit 1952 në Peshkopi. Shkollën fillore e kreu në Maqallare, kurse Gjimnazin në Gostivar. Fakulteti e Shkencave të Natyrës-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1972. Specializoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, ku edhe doktoroi në korrik të vitit 1996 me temën: ”KUAZO-IDEALET MINIMALE TË DISA GJYSMË GRUPE DHE UNAZA”. Dr. Ilir Spahiu së pari punoi si mësues në Gostivar, mandej si prof. në Akademinë Pedagogjike si dhe në Fakultetin Pedagogjik të Shkupit ku ligjëroi matematikën dhe Metodikën e matematikës, tash është docent në këtë fakultet. Dr. I. Spahiu ka të botuara 30 punime profesionale dhe 25 punime shkencore, 1 tekst për shkolla të mesme dhe 4 tekste universitare dhe të ndryshëm.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.