Ilir Rodiqi
Magjistër i shkencave teknike – ndërtimtarisë
Lindi në shtator të vitit 1963 në Zagreb (Kroaci). Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës më 1994. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1997 me temën: ”MODELIMI DHE SIMULIMI I PROÇESEVE TEKNOLOGJIKE TË NDËRTIMIT (kr). Mr. Ilir Rodiqi së pari punoi si inxh. i Ndërtimtarisë më 1989 u zgjodh asistent i lëndëve Organizimi dhe teknologjia e Ndërtimit në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Prishtinës, ku tash është ligjërues i kësaj lënde. Ka të botuara 2 punime profesionale dhe 1 punim shkencor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.