Ilir Meta
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në mars të vitit 1969 në Çepan të Skraparit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik - Dega Ekonomi Politike i kreu më 1991 në Tiranë. I përfundoi edhe studimet pasuniversitare po në këtë fakultet në Tiranë. Mr. Ilir Meta ishte midis udhëheqësve të Lëvizjes Studentore në dhjetor të vitit 1990. Mr. I. Meta ishte anëtar i Kryesisë së Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste dhe nënkryetar i kësaj partie. Nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Marrdhënie me Jashtë (1998). Zv. kryeminister dhe ministrr i Kordinimit me Jashtë, dhe sekretar Shteti për Integrim në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.