← Shfleto

Ilir Kelmendi

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në maj të vitit 1961 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1992. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1997 me temën: ”RRETHANAT HISTORIKE DHE POZITA E KOSOVËS NË VITET 1944 –1953”. Mr. Ilir Kelmendi punën e filloi si mësimdhënës i historisë në Pejë, mandej si prof. i SHLP “B.CURRI” në Gjakovë ku tash punon si prof. i historisë në Fakultetin e Edukimit po aty. Ka të botuara 5 punime profesionale dhe 1 punim shkencor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.