← Shfleto

Ilir Hoxha

Magjistër i shkencave të teknologjisë

Lindi më 1954 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Mitrovicë. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Mitrovicë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1985 me temën: ”TERJA E SILIKAGENIT NË GJENDJEN FLUIDOZIRUESE”(kr). Mr. Ilir Hoxha ka punuar në Industrinë e Gomës “Ballkan” të Suharekës, në OP.Gasifikimi në Kombinatin “Kosova” në Obiliq, në Fabrikën e ngjyrnave “Extra” në Vushtrri e më 1987 u zgjodh asistent i lëndës Operacionet teknologjike, mandej ligjërues i kësaj lënde në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka të botuara 7 punime shkencore, 1 tekst universitar me 1 dispensë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.