← Shfleto

Ilir Doçi

Magjistër i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në shtator të vitit 1969 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Makinerisë i kreu në Prishtinë më 1997. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 2000 me temën: ”APLIKIMI I METODËS SË ELEMENTEVE TË FUNDME PËR LLOGARITJEN E KONSTRUKSIONEVE METALIKE”. Mr. Ilir Doçi menjëherë pas diplomimit u zgjodh asistent praktikant në marrëdhënie të rregullt në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës për lëndët: Mjetet transportuese, teoria e elasticitetit dhe gjeometri deskriptive. Mr. Ilir Doçi gjatë studimeve ka qenë student i dalluar në mësime. Ka qenë prodekan student. Ka të botuara 3 tekste - ligjëratave të autorizuara me bashkëautor dhe 4 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.