Ilir Bordoniqi
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në gusht të vitit 1954 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Seksioni i Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë në Mostar, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1983 me temën: ”HULUMTIMET NË FUSHËN E VEGLAVE PËR PËRFITIMIN E DETALEVE TË AMORTIZATORËVE QË PËRPUNOHEN ME DEFORMIM PLASTIK”(sr). Mr. Ilir Bordoniqi doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në korrik të vitit 1990 me temën: ”KONTRIBUT HULUMTIMIT TË MUNDËSISË PËR KONSTRUKTIMIN DHE PUNIMIN E VEGLAVE RENDORE PËR SHTANCIM DHE SHPIM ME NDIHMËN E KOMPJUTERIT DHE NC-MAKINAVE”. Dr. Ilir Bordoniqi së pari filloi punën në Fabrikën e Amortizatorëve të Prishtinës, mandej kaloi si asistent në Fakultetin Teknik në Seksionin e Makinerisë në Prishtinë ku arriti gradën prof. ordinar i lëndës Përpunimi me deformime. Ka qenë në specializim në Gjermani, ka 2 tekste të ligjëratave të autorizuara, 4 punime shkencore dhe është prof. i rregullt në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.