Ilir Alliu
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeokimist
Lindi në shtator të vitit 1951 në Peshkopi. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1975 si inxh. gjeolog. Në vitin 1991 në të njejtin fakultet në Tiranë, doktoroi në temën: ” DESHIFRIMI ULTRABAZIK TË BULQIZËS NËPËRMJET TË KIMIZIMIT TË SHKËMBINJVE TË TIJ”. Dr. Ilir Alliu punoi si gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike Bulqizë. Mandej në Tiranë, prej atje shkoi në specializim për gjeokimist në Institutin e Gjeokimisë të Universitetit “La Sopienza” të Romës. Pas specializimit ishte drejtor i Institutit Kërkimor Gjeologjik të Tiranës më vonë pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Më 1995 merr titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Ka të botuar 12 studime dhe 10 artikuj shkencorë, ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.