Ilinden Spasse
Doktor i shkencave të pedagogjisë
Lindi më 1942 në Prespë të Korçës. Mësimet e para dhe të mesmet i bëri në Korçë. Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë e kreu në Tiranë më 1968. Po në këtë fakultet doktoroi me temën:”?“. Dr. Ilinden Spasse së pari punoi si mësues letërsie në Planbardhë të Burrelit, kurse nga vitit 1970 punon në Institutin e Studimeve Pedagogjike të Tiranës. Tash është punonjës shkencor në ministrinë e Arsimit në Tiranë, si doktor i shkencave Pedagogjike. Përveç botimeve të lëmiit të shkencave pedagogjike, është marrë edhe me krijimtari letrare. Ka shkruar skica, tregime e romane. I ka të botuara 3 vepra letrare dhe jeton në Tiranë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.