← Shfleto

Iliaz Mehmeti

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1949 në Lushnjë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Tiranë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Itali në fushën e ekonomisë, të menaxhimit dhe të planifikimit. Më 1986 bëhet “Kandidat i shkencave”, më 1994 bëhet “Doktor i shkencave”. Dr. Iliaz Mehmeti ka qenë Zëvendës ministër në Ministrinë e Industrisë Ushqimore, mandej edhe ministër i Industrisë së Lehtë Ushqimore në Tiranë. Dr. I. Mehmeti i ka të botuara disa punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.