← Shfleto

Ilia Mitrushi

Magjistër i pylltarisë

Lindi më 14.06. 1904 dhe i shenuar më 14.07.1905 në Panor të Korçës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Korçë. Me këtë e fitoi bursën për shkollim në Austri. Në Salzburg e kreu gjimnazin real më 1926. Shkoi në Vjenë ku e kreu Fakultetin e Pylltarisë Dega e Inxhinierisë Pyjore. Pas diplomimit u kthye në atdhe si inxhinier pyjesh dhe emërua në Ministrin e Ekonomisë. Më 1943 ishte inspektor i lartë i pyjeve në Ministrinë e Ekonomisë. Më 1950 punoi në Institutin e Shkencave si bashkëpunëtor shkencor. E hartoi një vepër monumentale shqiptare “Drurët dhe shkurret e Shqipërisë” e para e këtij lloji në Shqipëri. Me hapjen e Universitetit të Tiranës, Ilia Mitrushi kaloi si bashkëpunëtor i vjetër shkencor dhe shef i Florës në Katedrën e Botanikës. Ka të botuara më tepër se 50 punime në të cilat trajton, ruajtja e mirëmbajtja e pyjeve. Ka edhe 25 artikuj shkencorë (5600 faqesh). Për punën shkencore mori grada shkencore “Kandidat i shkencave”. Mr. Ilia Mitrushi mori Çmimin e Republikës të kl. II. Vdiq në Tiranë më 1986.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.