Ilia Kristo
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në maj të vitit 1953 në Sarandë. Shkollën fillore e nisi në Sarandë, kurse shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Elbasan. Fakultetin Ekonomik-Dega Ekonomi Industriale e kreu më 1976 në Tiranë. Ilia Kristo kualifikimin pasuniversitar e bëri në Ekonominë e Industrisë dhe fitoi gradën “Doktor i Shkencave më 1986 në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Mandej e mori gradën “Docent” e “Profesor i Asociuar”. Dr. Ilia Kristo ka përcjellë disa magjistrantë e doktorë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Dr. I. Kristo ishte ndër figurat e dalluara të arsimit të lartë. Ka qenë anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës, përgjegjës për formimin e Degës së Fakultetit Ekonomik të Sarandës, anëtar i Bordit Kombëtar për politikë Tregtare në vend dhe jashtë vendit. Ka marrë pjesë në kualifikim pasuniversitar në Itali, Francë, Gjermani e SHBA, mori pjesë në shumë trajnime në Greqi, Japoni, Slloveni, Kroaci, Ukrainë dhe Bullgari. Dr. I. Kristo-ja punoi në Elbasan, në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Ka të botuara disa tekste universitare si autor-bashkautor, 20 punime shkencore. Mori pjesë në tubime shkencore në vend dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.