← Shfleto

Ilia Fili

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në korrik të vitit 1947 në Kuçovë. Mësimet fillestare dhe të mesmet i mori në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1972. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1992 me temën: ” STUDIMI GJEOLO – SEDIMENTOLOGJIK I DEPOZITIMEVE MOLLASIKE DHE PERSPEKTIVA GAZMBAJTËSE E RAJONIT FRAKULL – PANAJA”. Dr. Ilia Fili punoi si inxh. gjeolog në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier, mandej gjeolog pusi në Ndërmarrjen e Kërkimeve në Patos ku ishte edhe kryetar i Degës Gjeologjike, mandej në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier dhe drejtor i këtij instituti. Ishte pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Veprimtaria e tij kryesore ka qenë relevimet gjeologjike. Ka bërë studime dhe ato rezultate i ka paraqitur në 20 raporte. Ka 7 artikuj shkencorë të botuar me bashkautor. Dr. I. Fili bashkëpunoi me institutet homologe të Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe Teksasit. Është anëtar i Shoqatës së Gjeologëve të Amerikës (E.A.G.E.).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.