← Shfleto

Ilhami Goranci

Doktor i shkencave të mjekësisë – oftalmologjisë

Lindi më 1940 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”GLAUKOMA SEKONDARE E SHKATËRRUAR PËR TË NDËRRIMEVE TË THJERRËZËS”(kr). Mr. Ilhami Goranci doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1985 me temën: ”FREKUENCA E SKOTOMEVE TE GLAUKOMA TË FITUARA ME INTENSITET TË NDRYSHËM TË DRITËS”. Dr. I. Goranci së pari punoi si mjek në Gjakovë në vitin 1971 kaloi në Klinikën e Syve në Spitalin e Prishtinës. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. U zgjodh asistent i Oftalmologjisë ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku edhe punon. Ka të botuara 32 punime shkencore dhe një tekst universitar si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.