← Shfleto

Ilaz Metaj

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1939 në Krojmirë të Lipjanit. Shkollën fillore e nisi në Sedllar dhe e kreu në Shtimje, kurse Normalën e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime postdiplomike në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1978 me temën: ”TEKSTET SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË”(kr). Mr. Ilaz Metaj doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në gusht të vitit 1984 me temën: ”ASPEKTI SEMIOLOGJIK NË LETËRSINË POPULLORE SHQIPTARE”. Dr. Ilaz Metej në fillim punoi si mësues në Lipjan, si profesor në Normalen e Prishtinës. Ka kryer punë administrative në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, mandej në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Kosovës të Prishtinës. Ka të botuar tezën e doktoratës, librin për Krijimtarinë poetike popullore, 1 monografi si bashkautor dhe më tepër se 35 punime e artikuj shkencorë si studime të ndryshme. Punon si lektor në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Kosovës në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.